{“uid”:”A7B3ED48-60FB-4C3D-8C33-0367B6EDB0D5_1606411193532″,”source”:”other”,”origin”:”unknown”}

Një video ku shihej Ana së bashku me reperin e njohur Bardhi, shkaktoi shumë reagime në publik.

Ata nisën të aludonin se mes dyshes kishte nisur një romancë, por përgjigje këtyre zërave vendosi t’i japë vetë Ana.

Bukuroshja tha këtë të enjte në “Për’Puthen” se me Bardhin njihet prej kohësh e mes tyre ka një miqësi të mirë, por kurrsesi një romancë.

Ajo shtoi se po punojnë mbi disa projekte së bashku, prandaj kohët e fundit takimet e tyre kanë qenë më të shpeshta.

“Këtu jemi në mes të bllokut në Prishtinë, Bardhi është një person që e kam shumë xhan, njihemi prej kohësh, nuk ka romancë mes nesh, një miqësi. Po punojmë mbi disa gjëra bashkë. Ne jemi takuar edhe kur nuk kemi qenë personazh publik, të dy jemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, përqafim, nuk ka asnjë romancë”, tha Ana.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *