E para nisi të jepte fakte Shqipja, e më pas edhe Arjoni, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se një javë tashmë, pasi fotoja që publikoi në rrjete sociale me Ana Lleshin në shtrat, bëri xhiron e rrjetit.

Dy ditë më parë, ai pranoi të fliste publikisht për të dhënë versionin e tij të historisë, sipas së cilës, Ana po gën jente.

Ai rrëfeu se mes tyre ka pasur marr ëdh ënie in t ime, dhe se 26-vjeçarja e priste në shtëpinë e tij për ta takuar.

Konkurrenti pranoi se të dy kanë qarë para njëri-tjetrit dhe se i kishte propozuar Lleshit që të dilnin nga programi dhe të jetonin bashkë.

Pas deklaratave të Anës, Arjoni e cilësoi “femër shumë dinake dhe se gjithmonë ishte në kërkim të një p reje”, prandaj kishte zgjedhur të tregonte të vërtetën, që asnjë mashkull tjetër në atë program të mos binte p re e saj.

Shqipja nga ana tjetër, ka rr ëfyer se dy personat më fallco në program janë pikërisht Ana Lleshi dhe Tea Trifoni.

28-vjeçarja e ka përkrahur Arjonin gjatë përballjes me të gjithë pas kritikave të shumta që i janë bërë për këtë ngjarje.

Në foton e publikuar në Instastory nga Arjoni, të dy duken shumë të afërt dhe nuk është çudi që të jenë duke bërë gati “b om bën” e radhës për “Përputhen”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *