Aktorja Gemma Arterton, e cila ishte një nga personazhet e filmit të James Bond në vitin 2008, është penduar për rolin që ka patur.

Në një skenë, 34-vjeçarja kaloi nate pa sionante me James Bond, përballë aktorit protagonist Daniel Craig.

Për të fituar këtë rol kur ishte vetëm 21 vjeç, Gemma kishte konkurrente 1500 gra të tjera të cilat dëshironin të merrnin pjesë. Por, tani thotë se do të donte që gjërat të ishin ndryshe në atë kohë.

“Në fillim të karrierës time isha e varfër dhe isha e lumtur vetëm që të punoja dhe të siguroja jetesën. Ende marr kritika, por isha 21 vjeç, kisha një kredi studentore, dhe mbi të gjitha ishte një film i James Bond. Por teksa po rritesha, kuptova që kishte shumë gabime me gratë që merrnin pjesë në filmat e James Bond”, ka thënë ajo.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *