Thumbi i reperit Big Kik drejtuar Noizy-t pak ditë më parë, bëri bujë të madhe.

“E kom nisë me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, shprehej Big Kik gjatë një freestyle.

Menjëherë pas kësaj reagoi Stresi, i cili mbështeti Big Kik, dhe të gjithë e morën si një sulm kundër Noizy-t.

Mirëpo Stresi tha se nuk ka pasur qëllim të thumbojë Noizyn, por vetëm të mbështeste Big Kik.

Ndërkohë i ftuar së fundmi në spektaklin “Binjakët”, Stresi është përgjigjur për herë të parë e të fundit disa pyetjeve në lidhje me Noizyn.

Ajo që ka marë më së shumti vëmendje ishte një deklaratë e reperit ku ka thënë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me kolegun e tij Noizyn.

“Unë jam një djalë dhe kam parime shumë të forta dhe parimet e mia nuk i blen sot e 1000 vjet. Të ma mbushësh këtë sallën plot me lekë mua nuk më blen dot. Bashkëpunimet janë shumë të rëndësishme në jetë por do të thosha që jo (Për bashkëpunim me Noizy-n). S’bëhet kurrë”, u shpreh Stresi.

I pyetur poashtu për 3 të mirat e të këqijat e Noizy-t, ai preferoi të mos i thoshte këto të fundit, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë publikisht për të këqijat e një personi, sepse çdo kush i di vetë ato.

Ndërsa për 3 të mirat e Noizy-t ai u përgjigj: “Shet mirë. Nuk këndon keq, këndon mirë. Të tretën nuk e gjej dot”.

Pas kësaj Stresi shtoi: “Na kanë ngelur kot këto histori, kemi qenë adoleshentë, secili vazhdon rrugën e tij. Unë s’kam punë me asnjë, me gjithë estradën shkoj shumë mirë, unë nuk i bie askujt në qafë”.

Por në një deklaratë që ai ka bërë në njërin nga emisionet në Shqipëri, Stresi ka thënë se është shumë i penduar për miqësinë që dikur ka pasur me Noizyin.

Duke e përfunduar kështu njëherë e mirë sqarimin që Stresi ka pasur për këtë raport ndërmjet tij dhe Noizyit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *