Duam apo s’duam ne, Instagrami është kthyer në një ndër format më të përdorura ose të pëlqyera të marketingut për personazhet e njohur shqiptarë dhe jo vetëm.

Tashmë është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete dhe jo rrallë herë ndodh që kur personazhet e njohur arrijnë një numër të caktuar ndjekësish, gëzimin e tyre e ndajnë me fansat.

Duke përjashtuar vajzat më të suksesshme si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, më me shumë ndjekës është Loredana.

Në një hark kohor të shkurtër, Loredana ka marrë fronin si personazhi i njohur publik shqiptar me më shumë ndjekës në Instagram. Arsyet? Me siguri, skandali në Zvicër, lindja e vazës, ndarja nga Mozzik, thashethemet për jetën private si lidhja me Zunën apo ribashkimi me Mozzik.

Para disa muajsh, ajo kishte rreth 2.8 milionë ndjekës, mirëpo teksa i hodhëm një sy Instagramit të saj, vëmë re që ajo ka 100 mijë ndjekës më pak, pra 2.7 milionë të tillë.

Ndoshta arsyeja pse ajo ka humbur kaq shumë ndjekës është fakti që hoqi dorë nga rrjetet sociale për disa javë me rradhë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *