Saimir Neziri, një ish-oficer policie që i ka shërbyer të gjitha qeverive nga viti 1992 deri në vitin 2018, apelon për qytetarët që të mos e kthejnë kurrë situatën mbrapsh, në marsin e mallkuar të vitit 1997, raporton newsbomb.al.

I indinjuar nga skenat e dhu nës që ka parë prej dy ditësh në kryeqytet, me djegien e koshave të plehrave apo goditjen e uniformave blu, ai nxjerr nga arkiva fotot kur u ka shërbyer të gjithëve, Bashkim Koplikut në 1993, Agron Musarajt, Halit Shamatës, Blerim Celës, Neritan Cekës, Perikli Tetës, Petro Kocit, Spartak Pocit, Ilir Gjonit, Stefan Cipës, Luan Ramës, Igli Toskës, Sokol Olldashit, Bujar Nishanit, Lulzim Bashës, Flamur Nokës, dhe Saimir Tahirit në 2018. Pas kësaj, largohet përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E mbylla misionin në Policinë e Shtetit se erdha këtu në USA. Me pak fjalë i kemi shërbyer të gjithë sistemeve. E bëra këtë hyrje sepse shihja në TV protesta të dhunshme nga turma njerëzish që kërkonin drejtësi. Po nga kush? Nga pema e Vitit të Ri të djegur, nga muret e Ministrive, nga policët që janë duke kryer detyrën, nga kazanët e plehrave në M.Shyri? Atëherë ti lëmë institucionet ligjzbatuese të kryejnë detyrën. E kuptoj që shkaku I këtyre trazirave ishte një punonjës policie që për një vepër penale të kryer do të mbajë përgjegjësi ligjore individuale. Prandaj o populli im mos na ktheni në Marsin e mallkuar të 1997” shkruan me jo pak revoltë, Saimir Neziri, ish punonjës i policisë së shtetit, raporton newsbomb.al.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *