Një vajzë e re nga Puka e cila ka fituar të drejtën e studimit në Tiranë për Infermieri, ka ardhur në kryeqytet dhe është sistemuar në një shtëpi me qera me disa vajza të tjera me të cilat u njoh në njoftimet që bëhen në internet për të ndarë ambientet e banimit.

Por është përballur me një surprizë të pakëndshme që në ditët e para, kur zbuloi se njëra prej vajzave kishte nisur një lidhje me një djalë nga Puka të cilin vajza e njihte mjaft mirë.

Siç mëson ShkodraNews, ai ishte as më shumë e as më pak, djali që asaj i kishte propozuar të fejoheshin pak muaj më parë.

E reja ka mësuar për lidhjen e dashurisë të fshehtë që kishte i dashuri i saj në Pukë me një vajzë nga Berati me të cilën ishte njohur në internet.

Por duket se të dyja vajzat kanë rënë viktimë e mashtrimit të djalit nga Puka i cili nuk do të shpëtojë nga një dru i mirë që kanë vendosur t’ja japin të dyja vajzat e mashtruara.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *