I ati i Klodian Rashës ka folur në lidhje me vizitën e Ramës, i cili i shkoi për ngu shëllim. Qazim Rasha u shpreh se që në fillim ia ka bërë të qartë kryeministrit se të gjitha paratë do të shkojnë për bamirësi. Në fakt kështu ndodhi, pasi vetëm pak ditë më parë ai vendosi t’i dhuronte të gjitha paratë e mbledhura për të birin e ndjerë, duke ia ofruar një vajze 11-vjeçare nga Maqedonia e cila ishte e s ëmurë dhe kishte nevojë për kurim. Më tej ai tha se nuk e ka pranuar pensionin e dhënë nga qeveria, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet plotësisht.

Qazim Rasha tha:

Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mb rosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngu shëllim je i mirëpritur si çdo qytetar. Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo më shire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit. Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e pl agës. Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *