Bora Zemani kujdeset gjithmonë që një pjesë të momenteve të bukura që kalon me të birin, t’i ndajë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Sot është një ditë speciale për Arborin, i cili feston datëlindjen dhe sigurisht që urimi i moderatores nuk kishte si të mungonte.

Bashkangjitur me disa video dhe foto që ka postuar në Instagram, ku mund të shohim marrëdhënien e vecantë që ata kanë krijuar gjatë këtyre 6 viteve, si dy shokë, Bora shkruan:

“Sa shpejt kaluan 6 vite nga dita më e bukur e jetës sime. Kur njoha krijesën më të ëmbël, më të dashur… mrekullinë time!

Edhe 100 vite të bukura Arbor, rrezja që ngroh shpirtin tim!”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *