Vendin e pret një javë e vertetë dimërore.

Që prej orëve të para të ditës së sotme e deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe shtrëngatat me rrufe lokale, të cilat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Përkohësisht situata vjen në përmirësim ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale.

Kushtet meteorologjike do të përkeqësohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.

Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.

Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *