Kjo histori po bën xhiron e rrjetit! Ja letra:Jam një grua 55 vjeçare. Sonte dua t’ju rrëfej historinë e jetës sime, që është me të vërtetë një histori shumë e komplikuar, së cilës nuk po di t’i jap zgjidhje. Jeta ime deri tani ka qenë një ferr i vërtetë.

S’thonë kot se fati i femrës është si një lotari, o fiton, o humbet. Mua, për fat të keq, më qëlloi kjo e dyta. Qëkur isha vajzë, im atë më fejoi me mblesëri me një djalë nga Tirana. Im atë ishte shok i ngushtë me vjehrrin tim dhe ata na mundësuan martesën me bashkëshortin tim. Në kohën kur unë u martova, kuptova se im shoq nuk e pëlqente shumë punën, por atëherë ishte sistem tjetër dhe ai ishte i detyruar të punonte se nuk kishte rrugëdalje tjetër. Ai punonte mekanik, kurse unë punoja banakiere në një lokal këtu në Tiranë. Deri në periudhën e ndërrimit të sistemit, me thënë të drejtën, nuk është se shkonim keq; kishim zënka, por si çdo çift; ishin zënka kalimtare, që nuk të mbesin në kujtesë. Kishim dy fëmijë dhe bënim një jetë normale. Me ndryshimin e klasës politike në Shqipëri, unë dhe im shoq mbetëm të papunë dhe këtu filluan edhe kontradiktat e para mes nesh.

Kurse fëmijët ishin në moshën më delikate dhe donin të visheshin e ushqeheshin mirë. Im shoq, në atë kohë, filloi punë si taksist dhe në shtëpi na sillte lek sa për bukë. Lekët e tjera shkonte dhe i linte në kazinotë e Tiranës. Kjo ka qenë edhe koha kur filloi konflikti në familjen tonë. Fëmijët u rritën dhe donin të shkonin në shkollë, por nga i ati nuk kishin asnjë lloj ndihme. Komshia ime, që e kisha edhe shoqe të ngushtë, më tha se mund të më ndihmonte për t’i gjetur zgjidhje këtij halli që më kishte zënë. Ajo më tregoi për një hoxhë, i cili kishte një zyrë, ku gjenin shpëtim shumë hallexhinj. Unë, në fakt, nuk besoja shumë te këto gjëra. E dija se shumë nga këta që e quajnë veten hoxhallarë dhe marrin lek për atë që bëjnë, nuk ndjekin fenë sepse feja nuk i këshillon nuskat e kësi gjërash…

I thashë shoqes se unë nuk kisha shkuar asnjëherë nëpër hoxhallarë dhe kisha shumë frikë të shkoja atje, por ajo më tha se në fillim do shoqëroja atë, pasi ajo kishte një problem me djalin që kish ngelur në një provim dhe ai e kishte ndihmuar gjithmonë për gjëra të tilla. Kështu bëmë, shkuam te dyja. Vërtet shoqja nuk më kishe gënjyer, atje kishte shumë radhë. Ne pritëm derisa erdhi radha jonë dhe, kur hymë brenda, shoqja i puthi dorën, ndërsa unë mbeta si e ngrirë në këmbë. Përgjigjja e tij ishte:

“Besoj se ke ardhur për shoqen, se kjo paska një hall të madh!”. Unë u sho.kova nga këto fjalë, kurse shoqja i shpjegoi se herën tjetër do të shkonim për mua. Pashë se ai i dha diçka të mbështjellë në letër dhe i tha: “Do t’ia vësh nën jastëk djalit dhe provimin e ka të marrë”. Mbas kësaj, djali e mori provimin dhe unë, për të parën herë, shkova tek ai dhe i tregova për problemin tim. Në fillim i thashë se doja të bënte diçka që të mos kisha më marrëdhënie in.time me burrin tim. Këtë gjë e dëshiroja të parën, pasi ai më rri.hte dhe në mbrëmje kërkonte që të kryenim marrëdhënie se.ksuale. Nuk kishte gjë më të pështirë, unë e urr.eja burrin tim, me të rrija vetëm nga frika, pasi ai më kish kë.rcënuar që, nëse e lija, do të më vr.iste.

Nuk e di se çfarë bëri hoxha dhe nuk më pëlqen të tregoj të tilla detaje, por ajo që unë doja, u realizua. Mbas një jave e deri më sot, që kanë kaluar dy vjet, nuk ka patur më in.timitet midis nesh. Unë mbaja ndonjë lek që më jepnin njerëzit e mi dhe ia lija hoxhës që më ndihmonte. E di që të gjithë ju që po lexoni historinë time do mendoni se po ju gënjej, por nuk kam asnjë arsye që t’i sajoj të gjitha këto. Mund të them se ai me mua bëri mrekullira. Në njëfarë mënyre, ai ishte shpëtimtari i vetëm që më kishte mbetur në këtë botë. Ai nuk ka mundur akoma të bëjë atë që unë dua në të vërtetë, t’i heqë vesin tim shoqi, pra, lojërat e fatit, por ka bërë që burri im të mos ushtrojë dhu.në ndaj meje dhe fëmijëve. Po kështu, ka bërë që të ndërgjegjësohet për ne dhe të paktën na lë lek për të ngrënë bukë. Kaq sa ai ka bërë për mua, ia di shumë për nder.

Mua më dukej sikur duke shkuar te hoxha, ai ndikonte për mirë tek unë. Në fillim shkoja një herë në muaj, më pas po shkoja një herë në javë e, kur kisha lek, shkoja edhe disa herë në javë. I lutesha që ai të bënte diçka për burrin tim, që të hiqte dorë nga vesi i tij, por e dini ç’më ndodhi një ditë? Ai më dha një letër dhe më tha: “Kur të shkosh në shtëpi, vepro sipas porosive të mia dhe gjithçka do të shkojë mirë”.

Shkova në shtëpi dhe nga lumturia që kisha, hapa me shpejtësi letrën, po ç’të shikoja? Brenda saj ishte një kartolinë ku shkruhej: “Nëse ti do të bëhesh e imja, unë do të të fal gjithë lumturinë e kësaj bote!”. Nuk mund t’jua shpjegoj me fjalë se si u ndjeva ato çaste; zemrën e ndjeja të më rri.hte nga frika. Me vete, thashë: “Bobo, ç’më gjeti! Çfarë të bëj tani?”. Që të shkoja me atë njeri nuk bëhej fjalë; ai ishte rreth të shtatëdhjetave, me një mjekër të gjatë që i shkonte deri në kraharor. Nuk e kuptoja pse më donte pikërisht mua! Mos ndoshta ai shkonte me të gjitha gratë që kishin halle si timin?

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *