Pa tryezë dhe mes varfërisë dhe skamjes edhe nata e ndërrimit të viteve do jetë si ditët e tjera në familjen Laci në kryeqytet.

Dëshpërimi nga varfëria duket qartë, në shtëpinë me dërrasa ku pothuajse gjithçka mungon. “Kam katër fëmijë. Dy i kam të sëmurë me sëmundje toke. Disa flejnë në tokë, disa në krevat.”

Ndërrimi i viteve do të jetë pa shkëlqimin tradicional, ku buka e thatë është pasuria e vetme në tryezë. Mes lotësh e vuajtjesh Silvana kryefamiljarja tregon se nuk ka festuar kurrë vitin e ri dhe se sot fëmijëve do t’u gatuajë fasule.

“Nuk u kam blerë asgjë për vitin e ri. Vetëm për ushqim kisha nevojë sot. Gjithë kalamajtë e dynjasë e festojnë dhe unë jo. As bakllava asgjë s’kam bërë sot.” Dëshira e saj është një kukull dhe të ketë një shtëpi.

“Dua një kukull edhe një shtëpi të mirë, një televizor edhe një pemë për vitin e ri.”
Familja Laci jeton disa kilometra larg Tiranës në Shkozë, në një barake që në ditët e ftohta të dimrit ua bëjnë jetesën të pamundur.





Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *