Lidhja e Tunës dhe Patrisit nisi befasisht dhe u konsolidua shpejt, pasi në pak muaj si çifti më i ri i showbizit ata u bënë edhe prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të Tian.

Gjatë këtyre viteve është folur shpesh se Tuna dhe Patrisi janë ndarë, por të gjitha kanë rezultuar thashetheme. Mirëpo, së fundmi çifti është vendosur sërish në qendër të mediave dhe sërish po flitet se janë ndarë.

Ishte një veprim i Tunës ai që nxiti këto zëra në rrjet pasi ajo hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje ajo e ka hequr edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social. Sakaq, Prive ka raportuar mbrëmjen e djeshme se Tuna është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup. Ndërkaq, Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit dhe jo në atë ku është apartamenti i këngëtares.

Në fillim të vitit ajo hoqi mbiemrin e Patrisit edhe nga llogaria e saj e Instagramit, por asokohe u shpreh se kjo ka ndodhur për arsye profesionale. Sakaq, pak muaj më parë Tuna u përfol se është shtatzënë për herë të dytë, dyshime që u shuan shumë shpejt nga një foto e saj me barkun e sheshtë me rroba banjo.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *