Turku me origjinë shqiptare merr pasaportën shqiptare në moshën 90-vjeçare. Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai, i cili ishte ush.tarak madhor në ush.trinë e Perandorisë Osmane e më pas në ush.trinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.

Për shkak të luf.tëra.ve të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë. Më pas vet.ëizolimi i Shqipërisë, i bëri të pa.mundur komunikimet me botën e jashtme.

Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare. Shprehja “gj.ak.u nuk humbet” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jasht.ëzako.nshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve. Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të tëra deri sa u gjetën

Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj, pavarësisht moshës, dëshira e 90 vjeç arit për të pasur pasaportën Shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij, shkruan BW. Kjo u plotësua falë dek.retit të për sh.tetësi nga Pres.ide.nti Ilir Meta.

Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve, t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare,familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.

Tevfik është 90 vjeç dhe pasaportën e mori për atdhedashuri duke iu dhënë një leksion patriotizmi të gjithë shqiptarëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *