Ngado nëpër Shqipëri, ne çdo qytet e fshat gjen familje që e kanë nga një hall nen çati. Vështirësitë ekonomike e sëmundjet janë hallet që stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ndesh me shpesh, prandaj “Shqiptarët…” gjenden kudo, ne veri e jug, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni kudo ku ka shqiptarë.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkuan në fshatin Qafë Zezë të Kolonjës për të takuar familjen Çaushi. Emigrimi ka nisur ta tkurre prej vitesh, pak e nga pak këtë fshat.

Të rinjtë ikin për mundësi të reja, por familjet kanë mbetur këtu. Janë 80 shtëpi, ne kemi ndalur tek njëra prej tyre. Këtu gjetëm një babanë këp utur nga dhimbja dhe dy motra që dergjen në lot për vëllain e vogël, dritën e syrit të tyre.

Renaldi 11-vjeçar vuan nga le uçemia,“Unë jam Fiorela jam 18 vjeç, të jetosh këtu nuk është jetë. Situata ekonomike është shumë e rëndë, kemi ndihmën ekonomike 56 mijë leke të vjetra edhe ushqimi është i pakët, shikojmë datën derisa vjen data për të marrë ndihmën, babi punon shumë që të sigurojë drutë e dimrit. Ne përpiqemi të ndihmojmë prindërit me aq mundësi sa kemi. Ne kishim mamin dhe vëllain nuk është më këtu”,- thotë njëra nga vajzat e shtëpisë.

“Jam shumë e lidhur me vëllain, ai është shpresë për ne. Rrinim bashkë, kujdesesha për të, kur kisha shqetësim ma thoshte mua. Ai edhe pse i vogël i kuptonte kushtet, përpiqej të mos qahej. Edhe pse ishte 6 vjet më i vogël, thoshte do punoj. Na prishi planet tona, ëndrrat tona.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *