Qeveria greke, për t’i inkurajuar të kthehen në atdhe, ka filluar një skemë subvencioni që u ofron 500 të rinjve një pagë mujore prej 3,000 euro nëse kthehen në Greqi. Ministria e Punës do të mbulojë 70 për qind të kostos.

“Kjo është përpjekja e parë e shtetit grek për një rikthim gradual të të rinjve,” tha Konstantinos Agrapidas, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës që po mbikëqyr programin. Skema filloi në prillin e kaluar si një mënyrë për të frenuar ikjen e trurit.

“Ndërkohë që Greqia del nga kriza dhe tani po hyn në udhën e rindërtimit ekonomik dhe shoqëror, ajo po rimerr mjetet dhe fuqinë për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për kthimin e diasporës greke, i cili kërkoi punë dhe perspektivën e një jete më të mirë jashtë vendit gjatë krizës, ” tha Ministri Grek i Punës Yiannis Vroutsis, ndërsa prezantoi programin.

Rreth 500,000 qytetarë u zhvendosën jashtë vendit gjatë krizës financiare, gjatë së cilës papunësia arriti në 28 për qind. Shifrat e papunësisë janë përmirësuar që atëherë, por prapë janë më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian.

Ikja e trurit është rrez iku i madh i ekonomisë greke. Deri në vitin 2050, popullsia e Greqisë pritet të zvogëlohet me 2.5 milion njerëz dhe një në tre banorë do të jetë mbi moshën 65 vjeç, sipas një studimi të një instituti kërkimi dhe politikash.

Përgjigja e qeverisë ishte të ofrojë një bonus financiar prej 5,000 eurosh për çdo lindje.

“Ikja e trurit është një çështje serioze për tregun e punës”, thotë Guy Krief, anëtar i bordit të kompanisë së teknologjisë celulare Upstream.

Greqia ka përjetuar emigrim masiv edhe më përpara, përfshirë edhe dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, por ndryshimi këtë herë është se janë grekët me nivelet më të larta arsimore ata që po emigrojnë. Më shumë se 90 për qind e atyre që u larguan ishin të diplomuar në kolegj, dhe 64 për qind kishin një diplomë pasuniversitare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *