Një video t r o n d i t ë s e e një qytetari është shpërndarë në rrjetet sociale, pasi një djalë bën një deklaratë të fortë nga v a rr i i nënës së tij që humbi jetën nga koronavirusi.

Me zërin që i dridhet dhe gati i përlotur, djali identiteti i të cilit nuk dihet akoma ka pretenduar se nëna e tij është ndarë nga jeta sepse për 6 ditë nuk e futën në spital.

Më tej ai shprehet se pas v d e k j e s së nënës për të mos bërë vetëgjyqësi e de nonc oi rastin në polici. Më pas ai lexon një letër, që mendohet të jetë vendimi i prokurorit lidhur me çështjen. Duke i mallkuar për korrupsion ai thotë se Prokurori e mbylli çështjen duke mos dhënë asnjë të drejtë ankimimi.

“Jam te v a rr i i nënës time. Erdha për të mbjellë një lule. Kjo nëna ime që është këtu është dëshmitarë edhe vëllai im edhe unë. Ka ndejt 6 ditë pa u fut në spital. Nejse bëmë kallëzim për të mos ndyrë duart dhe vjen prokurori Ervin Karanxha dhe bën pushimin e çështjes pa të drejtë ankimimi pa asnjë gjë. Midis atij që i bëhet padrejtësi dhe Allahut nuk ka perde dhe unë i lutem zotit të madh që ta shkatërrojë atë prokurori nga maja e antenës deri në themel. O Allah të lutem shkatërroi ato gjykata nga antena e deri në themel. O Allah shkatërro të gjithë zullmtarët që bëjnë padrejtësi. Nëna ime dhe ju të dashur miq më bëni dua. Nëna ime ka vuajtur si qen, 6 ditë e di kjo se çfarë ka hequr. Do t’i publikoj edhe të gjitha dokumentet dhe ju lutem bëni edhe ju dua për mua. Zoti ju ndihmoftë të gjithëve. Do t’i vendos edhe lulen nënës time. Nuk desha me ndy duart me ju ma sk are nj se jeni aq të pisët, sa nuk desha të marr gjynahe unë. Edhe ju fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve haram ti keni ato lekë që ua sjell babi te shtëpia. Se me ato lekë që sjellin blejnë drejtësinë dhe ju bëni qejfe nëpër pabe. Turp të keni! Edhe zoti iu bëftë atë që do ta shihni vetë”,- tha qytetari.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *