Mërgimtarët përveç që sjellin para në Kosovë, shpesh dinë të sjellin edhe befasi e emocione. Një të tillë e ka bërë Lavdim Raci nga Klina.

Mërgimtari që jeton në Suedi ka bërë një befasi të bukur për familjen e tij. Ai ka ardhur në Kosovë për të pritur festën e Vitit të Ri, në Klinë.

Pë ardhjen e tij e ka lajmërur vëllanë, por jo edhe të prindërit. I veshur si babadimër, Lavdimi është futur në familjen e tij si njeri misterioz.

Nipi i tij duke pranuar dhuratën nga “Babadimri” ka aluduar në aromën (parfumin) se mund të jetë axhi i tij.

“Po i vjen era si axhit”, ka thënë djaloshi i vogël. Më pas, Lavdimi ka hequr kostumin e babadimrit duke lënë pa fjalë prindërit e tij.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *