Mediat gjermane së fundi kanë shkruar për një intervistë te kancelares Angela Merkel, e cila ka zbuluar pak nga jeta e saj private.

E njohur si një ndër politikanet që nuk ekspozon jetën private, ajo në një intervistë është pyetur se çfarë lloji të lavatriçe ka në shtëpi. Merkel është përgjigjur shumë hapur, se nuk e di.

“Të them të drejtën, burri im merret me atë çështje, ai merret me lavatriçen”, është përgjigjur Merkel.

Jeta e Angela Merkel dhe burrit të saj Joachim Sauer është e panjohur, pak detaje që dihen për kancelaren është se asaj i pëlqen supa me patate, madje thuhet se vet e gatuan atë lloj supe, dhe se patatet mbillen rregullisht në kopsht, thuhet në një artikull të Bild.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *