Një burrë është vënë në pranga për vjedhjen e një tualeti që kushton plot 1 milionë paund.

VC-ja prej ari 18 karat u vendos si atraksion për turistët në Pallatin Blenheim në Oxfordshire disa muaj më parë dhe si duket ‘gjuetarët’ e arit ia kishin vënë syrin.

Sipas raportimeve, tualeti prej ari është vjedhur ditën e sotme rreth orës 4.50 e mëngjesit.

Pallati u mbyll të shtunën në mëngjes për vizitorët për shkak të grabitjes, që sipas policisë, ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në dysheme.

Një prej hetuesve, Jess Milne u shpreh:

Vepra e artit që është vjedhur është një tualet i bërë me ar me një vlerë të madhe që ishte vendosur si atraksion për vizitorët e pallatit.”
Besohet që një grup grabitësish kanë përdorur të paktën dy automjete gjatë vjedhjes. Vepra e artit nuk është gjendur ende ndërsa pritet që personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.

Policia njoftoi gjithashtu se lidhur me grabitjen është vënë në pranga një burrë 66-vjeçar.

E dizajnuar nga artisti Maurizio Cattelan, kjo vepër arti që ishte tërësisht funksionale si tualet mbante emrin “Amerika” dhe më herët është shfaqur në SHBA.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *